Formë alarmante për FCSB – në 11 ndeshjet e fundit, FCSB ka arritur vetëm 4 fitore – dy prej tyre në Evropë – ndërsa ka pësuar 6 humbje (3 në arenën europiane) dhe ka regjistruar vetëm 1 barazim. Këto rezultate tregojnë një performancë shumë poshtë standardeve. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, ata u mposhtën 0-1 nga Unirea Slobozia.
Megjithatë, ndeshja e parë e Europa League kundër Dritës solli një rikthim spektakolar, FCSB fitoi 3-2 në “Arena Național”, falë një përmbysjeje të fuqishme në pjesën e dytë. Një fitore dramatike, por që nuk e fshin trendin negativ të formës së përgjithshme.
Para kthimit – presion mbi FCSB, ambicie për Dritën
FCSB udhëton në Kosovë të enjten me një barrë të rëndë psikologjike, formë e dobët, humbje të shpeshta dhe vetëm një fitore bindëse në Evropë gjatë kësaj periudhe. Nga ana tjetër, Drita vjen me moral të ngritur dhe synime të qarta. Ky bilanc e bën përballjen edhe më intriguese për tifozët shqiptarë, të cilët shohin tek skuadra e tyre një mundësi reale për t’i bërë surprizën e madhe favoritit rumun.
Ndeshja zhvillohet të enjtën në “Fadil Vokrri” e cila nis nga ora 20:00.