
Ferizaj ka bërë disa ndryshime deri më tani, ndërsa po vazhdon fazën përgatitore nën drejtimin e trajnerit Arsim Abazi.
Sezonin e shkuar edhe pse nga shumë konisderohej si ekip për mbijetesë, Ferizaj e mbylli në vendin e pestë me 50 pikë dhe shumë afër një vendi në garat evropiane.
Për të përsëritur sezonin e shkuar, pse jo edhe më shumë, Ferizaj ka vazhduar fazën përgatitore për disa ditë në Ohër, ndërsa vetëm këtë javë është kthyer në shtëpi.
Në Oher, skuadra e drejtuar nga Arsim Abazi, zhvilloi dy ndeshje miqësore, fillimisht kundër Ballkanit, që përfunoi me rezultat 2-2, me golat që u shënuan nga dy ardhjet e fundit, Remzifaik Selmani dhe Antonio Marku.
Pas kësaj vjen barazimi pa gola ndaj skuadrës së fortë shqiptare, Dinamo City, e cila në skuadër ka emra të njohur.
Në mes të kësaj jave, Ferizaj u kthye në shtëpi, ku zhvilloi edhe një ndeshje miqësore, duke u përballur me KEK-un, ku shënoi fitore me rezultat 4-0. Ergys Peposhi shënoi dy gola, ndërsa Jakup Berisha dhe Erti Sherifi shënuan nga një gol.
Sulmuesi dhe kapiteni, Betim Haxhimusa, asistoi dy herë në këtë takim, duke treguar edhe njëherë aftësinë e tij për të bashkëvepruar me bashkëlojtarë.
Kur kanë mbetur edhe një muaj, Ferizaj po punon që të konsilidohet sa më mirë për edicionin e ri.
Presidenti Lulëzim Abazi dhe drjtori Genc Hyseni, po punojnë që skuadrës asgjë të mos i mungojë në edicionin e ri.