Feronikeli e nis fuqishëm dhe me premtime për Superligë: Një befasi e madhe në mesin e katër transferimeve

FC Feronikeli
FC Feronikeli

Feronikeli, tre-herë kampionët e Kosovës, pas rënies nga Superliga, nuk janë duke dashur të presin gjatë, kanë premtuar hyrje të furishme në afatin kalimtar për t’u rikthyer vetëm pas një viti në elitë. “Industrialistët” që sot kanë filluar me prezantime, përcjellë Kërlaçki, njëri nga ta befasi e vërtet!

Katër prurje, një kthim dhe një rikthim në futboll

Mendurim Hoti (29) iu është rikthyer futbollit. Sulmuesi krahut të majtë dhe mesfushor i majtë, ka luajtur për klube si KF Teuta (Shqipëri), KF Feronikeli, FC Prishtina dhe FC Malisheva në Kosovë. Gjatë karrierës ka zhvilluar mbi 180 ndeshje, duke shënuar rreth 38 gola. Hoti ka qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës.

Mendurim Hoti
Mendurim Hoti

Shpresim Zogu (26), sulmuesi me potencial po ngjitet gradualisht në skenën e futbollit vendor. I lindur më 15 shkurt 1999, Zogu është një lojtar që pozicionohet kryesisht si sulmues qendre, duke sjellë në fushë energji dhe dëshirë për të dhënë më të mirën.

Së fundi i angazhuar me KF Drenica, Zogu ka firmosur kontratë me sërish me ish-skuadrën e tij Feronikeli ku ka luajtur në Superligën e Kosovës, si dhe në FC Vushtrria.

Shpresim Zogu
Shpresim Zogu

Pas një sezoni me FC Malishevën, mesfushori Ibrahim Cërvadiku (23) është rikthyer në skuadrën e tij të mëparshme, Feronikeli 74. Në sezonin 2024/25, ai ka regjistruar 10 paraqitje në Superligën e Kosovës, duke kontribuar me një asist dhe 94 minuta lojë. Në total, gjatë karrierës së tij, Cërvadiku ka luajtur 59 ndeshje, duke shënuar 6 gola dhe dhënë 2 asiste, kryesisht në pozitat e mesfushorit sulmues dhe mesfushorit të djathtë.

Ibrahim Cërvadiku
Ibrahim Cërvadiku

Nga ana tjetër, Arbios Thaçi (31), mesfushori 31-vjeçar nga Skënderaj, ka qenë pjesë e KF Drenicës që nga gushti i vitit 2024. Ai ka një përvojë të pasur në Superligën e Kosovës më parë, me gjithsej 190 paraqitje, 2 gola dhe 3 asiste, duke luajtur kryesisht si mesfushor qendror dhe ndonjëherë si mbrojtës qendror.

Arbios Thaçi