Feronikeli ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në ndeshjen e mbetur ndaj 2 Korrikut, duke fituar me rezultat 2-0.
Golin e parë për skuadrën nga Drenasi e realizoi Ibrahim Cervadiku në minutën e 19-të, ndërsa Leart Zekolli vulosi fitoren në minutën e 75-të.
Me këtë triumf, Feronikeli ngjitet në vendin e dytë të tabelës me 29 pikë, vetëm dy më pak se lideri aktual, Vushtrria. Ndërkohë, 2 Korriku mbetet i ngulitur në fund të renditjes me vetëm 5 pikë.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për trajnerin e ri të Feronikelit, Granit Begolli.
Në javën e 15-të, që zhvillohet të dielën, Feronikeli do të presë skuadrën e Prizrenit, ndërsa 2 Korriku do të përballet me Istogun.

