Në Albi Mall Superligë, dy ndeshje të javës së parë, Gjilani – Ballkani dhe Ferizaj – Drita, të planifikuara për këtë fundjavë, janë shtyrë për një datë tjetër me kërkesë të FC Drita dhe FC Ballkani, për shkak të angazhimeve të tyre në garat evropiane, njofton FFK.
Drita vazhdon garimin në UEFA Europa League, ndërsa Ballkani në UEFA Conference League.
Nga ky edicion, ndeshjet do të menaxhohen përmes platformës së re digjitale “My FFK”, e cila mundëson administrim më efikas, transparencë më të madhe dhe qasje më të lehtë në të dhënat zyrtare për klubet dhe opinionin publik.
Albi Mall Superliga – Java e parë
E diel, 17 gusht, ora 16:30: