Arb Manaj “Gol i rëndësishëm” – i sinqertë pas fitores ndaj Differdange

Arb Manaj
Arb Manaj në festë

Heroi i Dritës në fitoren ndaj Differdange, Arb Manaj, ka folur pas ndeshjes për rëndësinë e golit dhe përgatitjen ndaj një kundërshtarit që doli të jetë i vështirë.

Manaj realizoi golin e vetëm në triumfin 1-0 të kampionëve të Kosovës ndaj kampionëve të Luksemburgut në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Sfida e kthimit do të luhet pas një jave në Luksemburg, ku sulmuesi klinas pret kualifikimin e skuadrës së tij.

drita
arb manaj drita differdange 1-0

“Gol i rëndësishëm, duke ditur rëndësinë e ndeshjes. E kam përcjellë Differdangen edhe në të kaluarën. Ka pasur superparaqitje në edicionet e kaluara. E kemi ditur se do të jetë vështirë, është ekip që luan me pesë mbrojtës”.

“Jam i lumtur që kam shënuar gol për të ndihmuar ekipin. Ky ekip nuk e ka pësuar asnjë gol si vendas dhe ishte e vështirë. Po të shënonim për 2:0 do të ishte shumë më e lehtë”, ka thënë Manaj pas ndeshjes.

drita
formacioni startues i dritës

Drita tani udhëton drejt Luksemburgut me një epërsi të vlefshme, por të rrezikshme, ndërsa synon kalimin në raundin e dytë të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Be the first to comment

Leave a Reply