
Rubin Kazani ka shënuar fitore të rëndësishme në elitën e futbollit rus, duke mposhtur Krylya Sovetov me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 11-të.
Një ndër momentet më të bukura të takimit erdhi në minutën e 54-të, kur pas një asistimi të saktë nga Dardan Shabanhaxhaj, Veldin Hoxha përfitoi dhe e dërgoi topin pa vështirësi në rrjetë, duke vulosur rezultatin final.
Reprezentuesi i Kosovës, Hoxha, u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë dhe vetëm pak minuta më vonë shënoi golin e tretë sezonal në kampionat.
Nga ana tjetër, Shabanhaxhaj, i cili kontribuoi me asistim, u aktivizua titullar dhe u zëvendësua në minutën e 71-të, ndërsa Mirlind Daku e zhvilloi të plotë ndeshjen duke qenë pjesë e formacionit bazë.
🇽🇰🇷🇺 Veldin Hodza scores his 3rd league goal of the season, assisted by Dardan Shabanhaxhaj ⭐️pic.twitter.com/CqICm9Xl0R
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) October 4, 2025
Me këtë paraqitje, të tre lojtarët kosovarë konfirmuan rolin e tyre të rëndësishëm te Rubin Kazani. Hoxha tashmë ka tre gola në këtë edicion, ndërsa Shabanhaxhaj ka regjistruar një gol dhe një asistim, duke dëshmuar rritje të vazhdueshme në kampionatin rus.