Gjatë ndeshjes së Como Cup që u zhvillua këtë mbrëmje në Stadio Comunale Giuseppe Sinigaglia, tifozët e Celtic dhe Ajax u përleshën në tribunë.
Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se tifozët ishin shumë pranë njëri-tjetrit dhe të ndarë vetëm nga pjesa kufizuese.
Përleshja nisi pas ekspozimit të flamujve palestinezë nga tifozët e Celtic, që mesa duket nxiti reagimin e tifozëve të Ajax.
Kjo shkaktoi skena të pakëndshme në tribunë gjatë këtij kompeticioni para-sezonal.
Në ndeshje, Celtic arriti të mbyllte pjesën e parë në barazim, por në fund pësoi humbje të thellë 5-1.
Tani Celtic do të përballet me Al Ahli në ndeshjen për vendin e tretë, që do të zhvillohet të shtunën.
Torcida nuk ndalet: 8000 km rrugë për të ndjekur Hajdukun në transfertë evropiane!