Juventus ka zbuluar fanellën e tretë për sezonin 2025/26, të realizuar në bashkëpunim me adidas, duke sjellë një dizajn që bashkon traditën dhe elegancën me frymëzimin e vreshtave të rajonit të Piemontit.
Nga klubi theksojnë se grafika e hollë e fanellës, e frymëzuar nga tekstura e vreshtave, i jep uniformës një pamje të rafinuar, ndërsa kombinimi i logove – ai i Juventusit dhe Trefoil i adidas-it – krijon një lidhje mes trashëgimisë dhe modernitetit.
“Respektoni të shkuarën, festoni të tashmen. Krenohuni me Juventusin, në fushë dhe jashtë saj”, u tha në prezantimin e koleksionit.
Dominon ngjyra e zezë, e plotësuar me detaje të bardha në jakë dhe mëngë. Në vend të stemës tradicionale të klubit, paraqitet një siluetë kali, ndërsa në anën tjetër qëndron logoja klasike e adidas-it me tre gjethe.
Ky koleksion, sipas klubit torinez, synon të ofrojë një pamje moderne që gjithmonë ruan lidhjen me rrënjët dhe historinë e Juventusit.