Kampionët botëror edhe në finale të Evropianit: Gjermania e pamëshirshme ndaj Finlandës

ger-fin
ger-fin

Gjermania, kampion aktual botorër, do të provoj të lidh “kurorën e dyfishtë” në finalen e së dielës kundër fituesit të çiftit, Greqi – Turqi. Gjermanët arrijnë në finalen e parë të EuroBasket pas vitit 1993 kur edhe e kishin fituar titullin e vetëm në histori. Gjermania ka edhe një finale të vitit vitit 2005.

Finlanda mbetet pa befasi, ndërsa Përfaqësuesja e Gjermanisë  është bërë finalisti i parë i EuroBasket 2025, pasi në gjysmëfinale mposhti Finlandën me rezultat 98:86. Gjermanët, edhe një herë treguan forcën dhe thellësinë e skuadrës, ndërsa për titullin do të luftojnë të dielën kundër fituesit të duelit Greqi – Turqi.

ger-fin
ger-fin

Gjermania e hapi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer dhe deri në pushim krijoi një epërsi prej 14 pikësh. Franz Wagner ishte lojtari më i spikatur te fituesit, ndërsa ylli finlandez Lauri Markkanen mbeti larg nivelit të tij të zakonshëm.

Megjithatë, finlandezët rezistuan fuqishëm në çerekun e tretë, duke e ngushtuar diferencën në vetëm 10 pikë, por atëherë kapiteni Dennis Schröder mori përgjegjësinë dhe me disa lëvizje vendimtare e çoi sërish Gjermaninë drejt një avantazhi të sigurt.

Përveç finales që zhvillohet të dielën, po atë ditë do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë, ku Finlanda do të kërkojë medaljen e bronztë kundër humbësit të përballjes Greqi – Turqi.