Kosova U19 shënon edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror të hendbollit!

Kosova U19
Kosova U19

Kosova U19 në hendboll ka arritur edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Egjipt, duke konfirmuar formën e mirë në fazën e plasmanit.

Në ndeshjen e sotme, Dardanët mposhtën bindshëm Kuvajtin me rezultat 36:23, në një përballje ku epërsia u ndërtua që nga minuta e parë dhe u menaxhua me siguri deri në fund. Loja u karakterizua nga mbrojtja solide dhe efikasiteti i lartë në sulm, duke mos i lënë kundërshtarit hapësirë për të rrezikuar.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në këtë Botëror, pas triumfit ndaj Marokut të shtunën.

Në dy ndeshjet e para të turneut, Kosova kishte pësuar humbje nga Zvicra dhe Hungaria, ekipe me përvojë dhe traditë më të madhe në këtë sport.

Ndeshjen e radhës për renditjen përfundimtare, Dardanët do ta zhvillojnë nesër kundër Portugalisë, ku do të synojnë një tjetër paraqitje të fortë për ta mbyllur me sukses aventurën e tyre në Botërorin e Hendbollit U19.

Kosova U19 shënon fitoren e parë në Kampionatin Botëror të hendbollit!