
Në edicionin e kaluar, kjo grupmoshë, megjithëse shumica futbollistë tashmë e kishin kaluar moshën, u rendit e 4-ta pas Gjermanisë, Polonisë dhe Bullgarisë, duke lënë mbrapa vetëm Estoninë dhe Izraelin që nuk e zhvilloi ndeshjet në fushën e vet.
Kosova U21, e udhëhequr nga trajneri me shumë përvojë Afrim Toverlani dhe me një shtab të konsoliduar si ish-asi i përfaqësueses Hekuran Kryeziu, ndihmësit Agon Ramadani e Liridon Kukaj, ka synim të tentojë të befasojë, edhe pse në grup ndodhet me Spanjën e Rumaninë, pastaj Finlandën, Qipron dhe San Marinon.
Pretendimet janë të larta, por megjithatë edhe vendi i 3-të do të ishte sukses.
Shumica e lojtarëve në këtë përfaqësuese vijnë nga ekipet e dyta të rangjeve të dyta apo të treta të futbollit evropian.
Ata nesër mund t’ia arrijnë edhe të bëhen yje, por me siguri pesha kryesore e ekipit do të duhej të ishte te futbollistët titullarë vendorë, të ligës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, me në krye Hekuran Berisha në Dinamo të Tiranës, pastaj portieri Altin Gjokaj që mbron te Prishtina dhe Eurolind Avdimetaj te Ballkani, Arianit Hasani titullar te Llapi, Laurent Xhylani te Malisheva, Igball Jashari te Drenica, Diar Vokrri te Ballkani dhe Erion Sadriu te Ferizaj.
Përndryshe, ekipi i U21 sot ka fluturuar direkt nga Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë me charter për në Iași të Rumanisë, ku pasdite mban edhe seancën stërvitore para takimit të nesërm që nis nga ora 17:30.
Portierë
Laurent Seji – Grasshopper Club Zürich (Zvicër)
Altin Gjokaj – FC Prishtina (Kosovë)
Eurolind Avdimetaj – FC Suhareka (Kosovë)
Mbrojtës
Indrit Mavraj – SSC Bari (Itali)
Diar Vokri – FC Ballkani (Kosovë)
Julind Selmonaj – FC Wil 1900 (Zvicër)
Ledjan Sahitaj – FC Winterthur (Zvicër)
Lendrit Shala – FC Lugano II (Zvicër)
Dejvid Kabashi – FC Luzern II (Zvicër)
Leon Parduzi – Holstein Kiel II (Gjermani)
Mesfushorë / Sulmues
Faton Ademi – Alemannia Aachen (Gjermani)
Hamza Muqaj – Holstein Kiel II (Gjermani)
Elion Jashari – AC Bellinzona (Zvicër)
Lorent Talla – Rio Ave FC (Portugali)
Edion Gashi – FC Schalke 04 II (Gjermani)
Adem Imeri – SpVgg Greuther Fürth II (Gjermani)
Leon Frokaj – FC Aarau (Zvicër)
Arianit Hasani – KF Llapi (Kosovë)
Erion Sadriu – FC Ferizaj (Kosovë)
Blerton Isufi – Moss FK (Norvegji, huazim nga Molde FK)
Laurent Xhylani – FC Malisheva (Kosovë)
Igball Jashari – KF Drenica (Kosovë)
Hekuran Berisha – Dinamo (Shqipëri)
Eliot Bujupi – VfB Stuttgart II (Gjermani)
Medin Gashi – HNK Gorica (Kroaci)