Kristjan Asllani te Torino – marrëveshja arrihet mes palëve

#post_seo_title

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani do të jetë futbollisti më i ri i Torinos.

Marrëveshja me Interin është arritur dhe transferimi do të realizohet fillimisht në formë huazimi, me klubin “granata” që do të paguajë 1.5 milionë euro si tarifë huazimi.

Torino do të ketë gjithashtu të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të Asllanit në verën e vitit 2026 për një shumë prej 12 milionë eurosh. Në rast se mesfushori shqiptar mbetet në klub pas asaj date, atëherë ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Torinon.

 

Përveç kësaj, Interi ka përfshirë edhe një klauzolë prej 20% në rishitje, nëse Torino vendos ta shesë Asllanin në të ardhmen.

Ky transferim i jep Asllanit një mundësi të re për të pasur më shumë hapësira në Serie A dhe për të treguar vlerën e tij në një ambient ku besimi i klubit është i madh.