Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Ardi Ajdini nga FC Prishtina, në formë huazimi deri më 31 dhjetor 2025, me opsion për ta vazhduar marrëveshjen deri në fund të sezonit, nëse palët bien dakord.
Huazimi i 22-vjeçarit është bërë i mundur pas afrimit të dy mbrojtësve holandezë te Prishtina, Gladwin Curiel dhe Christopher Mamengi, që hapën rrugën për lëvizjen e Ajdinit drejt një ambienti të ri.
Me Prishtinën, Ajdini ka zhvilluar 22 ndeshje në kompeticionet vendore, duke realizuar 1 gol dhe dhuruar 1 asistim.
Ajdini është rritur te KF 2 Korriku, më pas ka kaluar te Besa Pejë, për t’u rikthyer sërish te 2 Korriku dhe më pas te Prishtina. Ai gjithashtu ka pasur një periudhë huazimi te Fushë Kosova, ku u aktivizua rregullisht, para se të konsolidohej sërish në kryeqytet.
Me këtë përforcim, Liria synon të forcojë repartin defensiv për pjesën e mbetur të kampionatit.