Liverpooli do të nderojë Jotan me një skulpturë përkujtimore në “Anfield”

Diogo Jota
Diogo Jota

Klubi i Liverpoolit ka njoftuar planet për të ndërtuar një skulpturë përkujtimore jashtë stadiumit “Anfield”, për të nderuar kujtimin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Andre Silva, raportoi BBC të shtunën.

Në sezonin e ardhshëm, fanellat e ekipit do të mbajnë mbishkrimin “Përgjithmonë 20”, në nder të numrit që Jota kishte gjatë karrierës së tij me “The Reds”.

Numri 20 është tërhequr zyrtarisht nga klubi.

Jota, sulmues i Liverpoolit dhe përfaqësues i Portugalisë, dhe vëllai i tij, Andre Silva, futbollist i klubit Penafiel në kategorinë e dytë portugeze, humbën jetën më 3 korrik pas një aksidenti tragjik në Zamora të Spanjës.

Skulptura përkujtimore do të ndërtohet duke përdorur sende të ricikluara që tifozët kanë lënë si homazhe jashtë stadiumit.

Gjithashtu, në ndeshjen hapëse të Premierligës kundër Bournemouthit më 15 gusht, Liverpooli planifikon të organizojë një mozaik dhe të mbajë një minutë heshtje në kujtim të tij.

Liverpooli nderon Diogo Jotën me skulpturë përkujtimore në Anfield
Liverpooli nderon Diogo Jotën me skulpturë përkujtimore në Anfield