Mbi 500 ultras danezë pritet të zbarkojnë në Prishtinë për ndeshjen Drita-Copenhagen!

#image_title

Copenhagen pritet të mbështetet nga mbi 500 tifozë ultras në ndeshjen e kthimit ndaj Dritës, e cila zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, përcjellë “Kërlaçki”. 

Sipas rregullores së UEFA-s, skuadrës mysafire i takon deri në 5% të kapacitetit të stadiumit, dhe për këtë arsye pritet prezencë e konsiderueshme e tifozëve danezë në tribuna.

Skuadra e Copenhagen nuk ka ateruar ende në Prishtinë.

Pjesa më e madhe e tifozëve pritet të arrijnë ditën e ndeshjes.

Takimi i së martës fillon nga ora 20:00.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Danimarkë, kampioni i Kosovës pësoi humbje me rezultat 2:0.

Kundërshtari i Dritës, Copenhagen po vazhdon me ritëm të lartë, fituan edhe ndeshjen e dytë të kampionatit