Megzon Visoka emërohet trajner i ri i FC Vjosa

Klubi futbollistik FC Vjosa nga Shtimja ka emëruar Megzon Visokën si trajnerin e ri të skuadrës, në përpjekje për të përmirësuar rezultatet pas një fillimi të dobët në sezonin aktual të Ligës së Parë.

Kërlaçki kishte paralajmëruar, Vjosa e zyrtarizon!

Pavarësisht moshës së re, Visoka gëzon një përvojë të konsiderueshme në futbollin kosovar, duke drejtuar më parë një sërë klubesh, përfshirë Besën e Pejës, Drenicën, Vëllaznimin, Flamurtarin e Prishtinës, Arbërinë, Ferizajn, A&N Prizren, Vitinë dhe Ulpianën.

Emërimi i Visokës vjen në një moment kritik për FC Vjosën, që aktualisht renditet në vendin e 15-të në tabelë, me vetëm 9 pikë të mbledhura pas 14 javësh kampionat.

Në njoftimin zyrtar, klubi e cilëson Visokën si një emër të njohur dhe të respektuar në futbollin vendor, i pajisur me licencën UEFA PRO dhe i dalluar për profesionalizëm, disiplinë dhe aftësi për të ndërtuar ekipe konkurruese.

“Me ardhjen e tij, KF Vjosa e forcon vizionin për të ndërtuar një ekip të qëndrueshëm dhe ambicioz, që do ta përfaqësojë me krenari qytetin e Shtimes”, thuhet në deklaratën e klubit.

Megzon Visoka pritet të emërohet trajner i ri i FC Vjosa