Memphis bën histori, Holanda mposht me vështirësi Lituaninë

Holanda
#post_seo_title

Memphis Depay u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Holandës me 52 gola, duke realizuar dopietë në fitoren 3-2 ndaj Lituanisë në Kaunas. Maqedonia shkatërron Lihtenshtajnin, Gjeorgjia befason bindshëm Bullgarinë.

Quinten Timber shënoi golin e dytë për “Oranje”, ndërsa Gineitis dhe Girdvainis barazuan për Lituaninë në pjesën e parë. Depay riktheu epërsinë në pjesën e dytë dhe Holanda ruajti fitoren, ndonëse me vështirësi, duke mbetur në krye të Grupit G.

maqedonia e veriut

Maqedonia e Veriut siguroi fitoren e dytë në shtëpi dhe u ngjit në krye të Grupit J pas një suksesi të pastër 5-0 ndaj Lihtenshtajnit. Shënuan Elif Elmas, Enis Bardhi, Churlinov, Lirim Qamili dhe Stankovski, ndërsa skuadra ruan rekordin e pamposhtur ndaj kësaj kundërshtareje (12F, 1B).

Gjeorgjia fitoi bindshëm ndaj Bullgarisë në Tbilisi me rezultat 3-0, duke qëndruar në garë për kualifikim në Grupin I. Bullgaria vazhdon serinë e rezultateve të dobëta.