
Takimi i prapambetur i javës së dytë ndërmjet Dritës dhe Drenicës do të luhet të mërkurën, më 17 shtator, në orën 15:00, në stadiumin me bari artificial në Gjilan.
Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Dritës në garat evropiane.
Pas tre ndeshjeve të zhvilluara, Drita ka arritur të grumbullojë vetëm dy pikë — nga dy barazime dhe një humbje. Ndërkohë, Drenica ka arkëtuar katër pikë në po aq ndeshje, me një fitore, një barazim dhe një humbje, e fundit ndaj Ballkanit.