Orari i tre skuadrave tona në Evropë: Drita, Prishtina dhe Ballkani

Ballkani - Prishtina - Drita
Ballkani - Prishtina - Drita

Pas ndeshjeve të para, javën e ardhshme zhvillohen ndeshjet kthyese për tri skuadrat tona në garat evropiane. Drita luan të martën, ndërsa Prishtina dhe Ballkani të enjten. Të dyja ndeshjet e Prishtinës dhe Dritës zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse Ballkani udhëton në Maltë.

Drita e ka jashtëzakonisht të vështirë të përmbysë rezultatin, por skuadra nga Gjilani nuk ka asgjë për të humbur. Prishtinës i duhet një fitore, qoftë edhe minimale, për të kaluar tutje, ndërsa Ballkani ka si objektiv të ruajë avantazhin nga ndeshja e parë.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në mbrëmje. Transmetimi i dy prej tyre tashmë është konfirmuar: përballja Drita – Copenhagen të martën dhe PrishtinaLarne të enjten do të transmetohen drejtpërdrejt nga Kohavision (KTV).

FC DritaF.C. Copenhagen

Drita – Copenhagen (0-2)
E martë, 2 korrik, ora 20:00
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë

FC PrishtinaLarne FC

Prishtina – Larne (0-0)
E enjte, 31 korrik, ora 20:00
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Floriana FCFC Ballkani

Floriana – Ballkani (2-4)
E enjte, 31 korrik, ora 20:45
Centenary Stadium – Ta’Qali