Pjesët e para: Drita dhe Prishtina në epërsi, tri ndeshjet tjera në barazim

drita - drenica 0-1
Drita - Drenica 0-1

Janë zhvilluar 45 minutat e para të ndeshjeve të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës, ku rezultatet kanë dhuruar baraspesha dhe surpriza të vogla.

Prishtina është në avantazh minimal 0:1 ndaj Malishevës në transfertë, duke konfirmuar synimet për të marrë pikë të plota.

Ndërkohë, në Podujevë, sfida mes Llapit dhe Ballkani po zhvillohet e barabartë 1:1, duke paralajmëruar një pjesë të dytë të zjarrtë.

Drita ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Prishtinës së Re, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi para tifozëve të saj.

Në dy duelet tjera, FerizajGjilani dhe DrenicaDukagjini kanë përfunduar pa gola, 0:0.

Pjesët e para kanë treguar rivalitet të madh dhe kujdes nga skuadrat, ndërsa pritet që pjesët e dyta të sjellin më shumë gola dhe emocione vendimtare për javën e pestë.