
Edicioni i ri i ProCredit Superligës në basketboll ka startuar me një ndeshje të fortë, ku Sigal Prishtina mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 76:78 (12:18, 20:19, 17:29, 25:14).
Takimi u vendos në sekondat e fundit, me bardhekaltrit që arritën të ruajnë epërsinë dhe të sigurojnë fitoren e parë në këtë sezon.
Te vendasit më i dalluari ishte Trevon Allen me 22 pikë, ndërsa te Prishtina u veçuan Lamb Autrey me 15 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime dhe Arian Azemi me 12 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.