Reagimi i Copenhagen kur e kuptoi se do të luajë kundër Dritës

Copenhagen
Copenhagen

Kampionia e Kosovës, Drita, do të ketë një përballje të vështirë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku do të sfidojë gjigantin danez FC Copenhagen.

Skuadra nga Danimarka ka reaguar menjëherë pas shortit, duke njoftuar për përballjen me Dritën dhe duke theksuar se kjo është hera e parë që do të përballen me një klub nga Kosova.

“Kjo është hera e parë që përballemi me një ekip nga Kosova. Do të analizojmë me kujdes kampionin nacional, FC Drita, ndërsa i qasemi ndeshjes së parë. Do të fillojmë në ‘Parken’, më 22 korrik nga ora 19:00. Ndeshjen e kthimit e luajmë në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, më 29 korrik. Koha nuk është caktuar ende”, thuhet në njoftimin e FC Copenhagen.

Danezët kanë shprehur bindjen se nuk do të kenë vështirësi në sigurimin e biletave për tifozët e tyre në ndeshjen që do të zhvillohet në kryeqytetin kosovar.

FC Copenhagen është klubi më i suksesshëm në Danimarkë, me 16 tituj kampioni dhe 10 Kupa të Danimarkës në vitrinë. Aktualisht, skuadra ka një vlerë prej rreth 92.6 milionë euro, një tregues i qartë për fuqinë financiare dhe përvojën ndërkombëtare që e dallon nga kundërshtari kosovar.

Sfida e parë zhvillohet në Kopenhagë më 22 korrik, ndërsa kthimi në Prishtinë më 29 korrik – një përballje që premton emocione dhe sfida të mëdha për Dritën.

Be the first to comment

Leave a Reply