
Ndeshja mes Spanjës dhe Turqisë, e fituar bindshëm nga iberikët me rezultat 6-0, pati edhe një prekje të fortë të rivalitetit të madh mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Arda Güler poniendo en su sitio al creído de Lamine Yamal 👏🏻👏🏻👏🏻pic.twitter.com/TZ6o0Yj5yc
— REAL MADRID FANS 🤍 (@AdriRM33) September 7, 2025
Tensionet u vunë re sidomos pas hyrjes në lojë të dy yjeve të rinj, Lamine Yamal dhe Arda Güler. Në një episod gjatë një goditjeje dënimi, Güler shtyu Yamalin, por talenti i Barcelonës qëndroi në këmbë, duke e detyruar gjyqtarin të ndërhynte për të qetësuar situatën.
Përplasja mes tyre ndezi debatin në fushë, ku nuk munguan fjalët e ashpra. Madje, në fund të incidentit, Yamal u pa duke buzëqeshur ndaj kundërshtarit të tij, sikur ta kishte marrë si sfidë personale.
Duket se turkut nuk i pëlqeu rezultati, pasi nga fillimi në fund spanjollët dominuan me lojë dhe raste.
Ky moment tregoi qartë se rivaliteti i El Clásicos nuk kufizohet vetëm në La Liga – ai tashmë është transferuar edhe në arenën ndërkombëtare, duke shtuar emocionin në përballje të tilla.