Sa do të paguhet legjenda kroate te skuadra e Igli Tares?

Modric
Modric

Luka Modrić, futbollisti legjendar kroat, ka nënshkruar  kontratë me AC Milanin pas 13 vitesh të suksesshëm te Real Madridi. Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, përcjell Kërlaçki, ai do të fitojë mes 2.5 dhe 3 milionë euro bruto për sezon në Itali.

Modriç
Modriç

Është kjo një ulje e konsiderueshme krahasuar me 10 milionë euro që merrte në Madrid. Në sezonin e fundit te Real Madrid, Modriç kishte një pagë prej rreth 5 milionë eurosh bruto.

Më 14 korrik 2025, Modriç mbërriti në Milano dhe nënshkroi një kontratë njëvjeçare me mundësi rinovimi për një vit tjetër. Ai do të mbajë fanellën me numrin 14. Kroati duket i motivuar të vazhdojë karrierën e tij në nivel të lartë për të marrë pjesë edhe në një Kupë të Botës më 2026.

Në sezonin e kaluar, Modrić luajti 53 ndeshje për Real Madrid, duke u paraqitur pothuajse në 3.000 minuta lojë, dhe duke qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, ndërsa më 9 në shtator mbushë 40 vjeç.

https://www.facebook.com/share/r/18xBTgoDvs/