Shaquille O’Neal rrëfen: “Pilulat më shkatërruan – a isha i varur?”

Shaquille O'Neal
Shaquille O'Neal

Shaquille O’Neal, një nga emrat më të mëdhenj në historinë e NBA-së, ka folur hapur për përdorimin e barnave gjatë karrierës së tij – duke ngritur pyetje të forta për varësinë dhe pasojat afatgjata.

Në një intervistë të fundit në podkastin “Armchair Expert”, Shaq zbuloi se për 19 vite ka marrë tableta kundër dhimbjeve dhe antiinflamatorë pas çdo vakti. “Ndonjëherë nuk mund të luaja pa to”, rrëfeu ai, duke shtuar se përdorte edhe tre pilula njëherësh për të ndalur dhimbjen.

Mjekët e paralajmëruan për dëmtim të veshkave, ndërsa ai vetë thotë se u përball me pasoja serioze shëndetësore, “Pas përfundimit të karrierës, veshkat më janë kthyer në normalitet. Nuk dua të kthehem më te ato”.

Edhe pse kurrë nuk rezultoi pozitiv në testet antidoping dhe as nuk u pezullua ndonjëherë, Shaq pranoi se përdorte opioide si oksikodoni dhe barna të forta antiinflamatore si indocina – të cilat maskojnë dhimbjen por rrezikojnë dëmtimet afatgjata.

Në fund, ai shtroi një pyetje të thjeshtë por të thellë, “A do të thotë kjo që isha i varur?”

Sot, Shaq thotë se është shkëputur nga pilulat dhe e gjen qetësinë te nargjilja, “Asnjëherë nuk jam dhënë pas marihuanës. Nargjilja më mban në ritëm – ulem dhe pushoj”, ka përfuduar ai.

shaquille o'NealKarrierën e nisi me Orlando Magic në vitin 1992, por kulmin e arriti me Los Angeles Lakers, ku fitoi tre tituj kampioni radhazi (2000–2002) dhe u shpall MVP i finales në të gjitha ato sezone. Një tjetër titull e mori me Miami Heat në vitin 2006. Në vitin 2000, u shpall edhe MVP i sezonit të rregullt në NBA.

Pas përfundimit të karrierës në basketboll, Shaq ka ndërtuar një profil të jashtëzakonshëm si analist sportiv në emisionin "Inside the NBA" në TNT, ndërkohë që është edhe biznesmen i suksesshëm, aktor, producent muzikor dhe personalitet mediatik. Ai zotëron diploma të avancuara, përfshirë një doktoraturë në edukim (Ed.D.).

Shaquille O’Neal është i njohur jo vetëm për dominimin fizik dhe lojën spektakolare në fushë, por edhe për personalitetin karizmatik dhe humorin që e ka bërë të dashur për publikun në të gjithë botën.
Shaquille O’Neal

Kush është Shaquille O’Neal?

Shaquille O’Neal, i njohur gjerësisht si Shaq, është një nga figurat më ikonike në historinë e NBA-së dhe sportit botëror. I lindur më 6 mars 1972 në Newark, New Jersey, O’Neal është 2.16 metra i gjatë dhe ka luajtur si qendër në ligën më të fortë të basketbollit për 19 sezone.

Karrierën e nisi me Orlando Magic në vitin 1992, por kulmin e arriti me Los Angeles Lakers, ku fitoi tre tituj kampioni radhazi (2000–2002) dhe u shpall MVP i finales në të gjitha ato sezone. Një tjetër titull e mori me Miami Heat në vitin 2006. Në vitin 2000, u shpall edhe MVP i sezonit të rregullt në NBA.

Pas përfundimit të karrierës në basketboll, Shaq ka ndërtuar një profil të jashtëzakonshëm si analist sportiv në emisionin “Inside the NBA” në TNT, ndërkohë që është edhe biznesmen i suksesshëm, aktor, producent muzikor dhe personalitet mediatik. Ai zotëron diploma të avancuara, përfshirë një doktoraturë në edukim (Ed.D.).

Shaquille O’Neal është i njohur jo vetëm për dominimin fizik dhe lojën spektakolare në fushë, por edhe për personalitetin karizmatik dhe humorin që e ka bërë të dashur për publikun në të gjithë botën.