Shkëndija ndaj Ludogorets luan për kualifikimi në Ligën e Evropës

Shkëndija
Shkëndija

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Megjithatë, objektivi i skuadrës kuqezi është edhe më i madh – kualifikimi në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, garës së dytë më prestigjioze të UEFA-s.

Në Tetovë janë të vetëdijshëm se rruga nuk do të jetë e lehtë, pasi përballë do të kenë kampionen bullgare, Ludogorets. Megjithatë, drejtuesit dhe futbollistët e Shkëndijës kanë premtuar angazhim maksimal për të arritur rezultat pozitiv në duelin e parë.

Shkëndija ekipi i parë
Shkëndija ekipi i parë

Sfida Shkëndija – Ludogorets zhvillohet të enjten në Shkup, me fillim nga ora 20:00, ndërsa ndeshja kthyese do të luhet pas një jave në Razgrad të Bullgarisë.

Shkëndija konsiderohet si një nga klubet më të organizuara shqiptare në rajon, por edhe vetë në klub e pranojnë forcën dhe përvojën e kundërshtarit bullgar.