Shqipëria sonte ndaj Gjibraltarit në miqësore

Shqipëria
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sot në fushë për një test miqësor para ndeshjeve kualifikuese.

Kuqezinjtë do të përballen në udhëtim me Gjibraltarin, në sfidën që zhvillohet në stadiumin “Europa Point” me fillim nga ora 18:00.

Trajneri Sylvinho në seancën e fundit stërvitore punoi mbi një orë me gjithë grupin, duke u fokusuar kryesisht në aspektin taktik. Nga Federata Shqiptare e Futbollit është bërë e ditur se i gjithë ekipi gëzon formë të mirë dhe nuk ka shqetësime me lëndime.

shqipëria kthehet të luajë në shtator

Skuadra është përgatitur gjatë ditëve të fundit në qendrën stërvitore në Malaga, përpara përballjes së sotme.

Pas miqësores me Gjibraltarin, kuqezinjtë do të kthehen në Tiranë, ku më 9 shtator do të presin Letoninë në stadiumin “Air Albania”, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, që nis nga ora 20:45.