Sigurohet transmetimi i tre ndeshjeve të para në Evropë

#post_seo_title

Televizioni kombëtar, KTV, ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë adhuruesit e tre klubeve kosovare, FC Drita, FC Malisheva dhe FC Prishtina, pjesëmarrëse në tre garat kompetitive evropiane, duke transmetuar ndeshjet e zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Ndeshjet e raundit të dytë, nga ku fillon FC Ballkani dhe të kualifikuara eventuale nga treshja e raundit të parë, pritet të zyrtarizohen më vonë, ndërsa nga redaksia e sportit pranë KTV, janë optimist që do t’i sigurojnë edhe atë raund, dhe raundet tjera eventuale.