
Fituesja e Kupës së Malit të Zi, skuadra shqiptare nga Tuzi, FC Deçiq, ka angazhuar futbollistin kosovar të lindur në Podujevë, Trimror Selimi.
Sulmuesi anësor, së fundi ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës i cili siguroi pas disa vitësh kthimin në Superiore, më parë ishte pjesë edhe e Prishtinës, Llapit dhe Ulpianës.
“Jam i lumtur që i jam bashkuar FC Deçiqit. Mezi pres ta nis këtë aventurë të re në këtë klub me histori dhe tifozë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Trimror Selimi.