
Nga sot, Skenderaj bëhet qendra e volejbollit rajonal, me nisjen e Kupës së Ballkanit (BVA Cup) për klube në konkurrencën e femrave. Turneu do të zhvillohet nga data 6 deri më 8 tetor në Palestrën e Sporteve “Ilaz Kodra”, me pjesëmarrjen e katër skuadrave nga Kosova, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Kosova këtë vit përfaqësohet dhe njëkohësisht është nikoqire e turneut me ekipin e KV Drita nga Gjilani, e cila synon suksesin në shtëpi dhe kualifikimin në garat evropiane.
Pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë janë:
-
KV Drita (Kosovë)
-
AEK Athina (Greqi)
-
Fit Fun Volley (Maqedonia e Veriut)
-
OK Herceg Novi (Mali i Zi)
Orari i ndeshjeve:
6 tetor – Xhiro e 1-rë:
-
16:30 – AEK Athina – Fit Fun Volley
-
19:00 – KV Drita – OK Herceg Novi
7 tetor – Xhiro e 2-të:
-
16:30 – OK Herceg Novi – AEK Athina
-
19:00 – Fit Fun Volley – KV Drita
8 tetor – Xhiro e 3-të:
-
16:30 – OK Herceg Novi vs Fit Fun Volley
-
19:00 – AEK Athina vs KV Drita
Skuadra fituese e Kupës së Ballkanit 2025 do të fitojë të drejtën për të përfaqësuar rajonin në garat evropiane, konkretisht në CEV Challenge Cup, kompeticionin e tretë më të rëndësishëm të volejbollit për klube në Evropë.
Kupa e BVA-së për klube është një mundësi e rëndësishme për klubet e rajonit që të prezantojnë vlerat sportive dhe të përballen me ekipe me përvojë ndërkombëtare. Pritet atmosferë e mirë në Skenderaj, me shpresë për sukses të KV Dritës në tokën vendore.