Superliga e Kosovës: Nis java e 11-të me dy përballje interesante

Java e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll nis sot me dy ndeshje të rëndësishme, të cilat do të zhvillohen në të njëjtën kohë, nga ora 13:00, dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në televizion.

Në Gjilan, skuadra vendase pret Dukagjinin, në një përballje ku “Skifterat” kërkojnë të rikthehen te fitorja pas dy ndeshjesh, si dhe të marrin tri pikët e para ndaj Dukagjinit në terrenin e tyre që prej vitit 2022. Ky do të jetë gjithashtu një test për trajnerin e ri të Gjilanit, që synon ta mbajë skuadrën në ritmin e duhur garues.

Në anën tjetër, Dukagjini vjen pas katër ndeshjesh pa fitore dhe do të synojë të paktën një rezultat pozitiv në udhëtim, për të shmangur humbjen dhe për të ruajtur stabilitetin në renditje.

Gjilani – Dukagjini: Gjilanasit nuk kan fituar si vendas nga viti 2022

Ndërkohë, në Malishevë, Ballkani udhëton me objektiva të qarta: fitorja është e vetmja alternativë për të qëndruar pranë Prishtinës në kreun e tabelës. Vendi i dytë aktualë nuk duan të lejojnë hapësira për gabime, ndërsa vendasit e Malishevës do të kërkojnë të befasojnë, duke synuar fitoren e dytë në shtëpi këtë sezon.

Malisheva – Ballkani, dueli i 21-të

Dy sfida me shumë peshë, që pritet të ofrojnë emocion dhe rivalitet në garën për kreun e tabelës.

 

 

 

AlbiMall Superliga në mesjavë, derbi në Podujevë