
Sot (e shtunë) zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të xhiros së tetë të Albi Mall Superligës së Kosovës, ndërsa programi do të vazhdojë me dy takime të dielën dhe një tjetër të hënën.
Kryendeshja e javës është padyshim përballja mes liderit të kampionatit, Prishtinës, dhe ndjekësit më të afërt në renditje, Ballkanit. Ky duel pritet të vendosë shumë për ecurinë e garës për kreun.
Kryeqytetasit do të jenë nikoqir të therandasve në Kampin Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 15:00.
Në të njëjtin orar, Malisheva pret Llapin në stadiumin “Liman Gegaj”.
Të dy skuadrat vijnë nga fitore në javën e kaluar dhe synojnë të vazhdojnë formën pozitive për t’u ngjitur më lart në tabelë.