Superliga në aksion, sot katër përballje – derbi në “Fadil Vokrri” në mbrëmje

Prishtina - Llapi

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me xhiron e dytë, e cila pritet të sjellë duele mjaft interesante.

Kryendeshja zhvillohet në kryeqytet, ku të shtunën nga ora 20:45, Prishtina do të përballet me Llapin, një sfidë që pritet të tërheqë shumë vëmendje.

Në Klinë, Dukagjini do të kërkojë fitoren e parë sezonale ndaj Gjilanit, sikurse edhe gjilanasit.

pamje nga përballjet e kaluara

Ekipi debutues në elitë, Prishtina e Re, pas triumfit në xhiron hapëse kundër Malishevës, do të synojë të vazhdojë serinë pozitive përballë Ferizajt.

Një tjetër duel interesant do të jetë ai mes kampionit në fuqi, Ballkanit, dhe Malishevës, me të dyja skuadrat që nuk arritën të fitojnë në javën e parë.

Ndërkohë, përballja mes Dritës dhe Drenicës është shtyrë për shkak të angazhimeve të gjilanasve në garat evropiane.