Thomas Muller befason me skuadrën e re!

Thomas Muller
Thomas Muller

Legjenda e Bayern Munichut, Thomas Müller, ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij futbollistike, pavarësisht spekulimeve për tërheqje pas largimit nga klubi bavarez.

Sipas raportimeve nga Sky Sports në Gjermani, 35-vjeçari do t’i bashkohet një skuadre në Major League Soccer (MLS) në Shtetet e Bashkuara.

Prezantimi i tij zyrtar pritet të bëhet në ditët në vijim.

Aktualisht, dy klube janë në garë për nënshkrimin e Müller-it, dhe një prej tyre është Los Angeles.

Müller u largua nga Bayern disa javë më parë, pas një karriere të jashtëzakonshme që e nisi në akademinë e klubit që nga viti 2000 dhe vazhdoi në ekipin e parë që nga viti 2008.

Gjatë kësaj kohe, ai fitoi dhjetëra trofe dhe u bë një prej ikonave të klubit.

Në arenën ndërkombëtare, Müller ka luajtur 131 ndeshje për përfaqësuesen e Gjermanisë dhe ka shënuar 45 gola.

Thomas Muller
Thomas Muller