 
Raiffeisen Superliga A e Kosovës në volejboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së tetë, e cila sjell përballje tejet interesante në të dyja konkurrencat.
Konkurrenca e meshkujve – e shtunë, 1 nëntor
Derbi i kësaj jave zhvillohet në Pejë, ku Peja pret Dritën në palestrën “Karagaçi”. Dueli mes dy skuadrave të forta pritet të jetë vendimtar për ecurinë në kreun e tabelës.
- 
Peja – Drita 
 Junior: 18:00 | Senior: 20:00
- 
GE Theranda – Luboteni 
 Senior: 18:30 | Palestra “13 Qershori”, Suharekë
- 
Skenderbeu – Vëllaznimi 
 Senior: 19:00 | Palestra “Beter Life”, Lipjan
- 
Ferizaj – Prishtina M 
 Senior: 20:00 | Palestra “Bill Clinton”, Ferizaj
Konkurrenca e femrave – vazhdon deri më 6 nëntor
Te femrat, dueli më i madh i javës luhet të hënën në Ferizaj, ku përballen dy kampionet e fundit – Fer Volley dhe Drita, në një përballje që mund të ndikojë ndjeshëm në rrjedhën e garës për titull.
- 
SHV Gjinoci – Prishtina 75 
 E diel, 2 nëntor | Senior: 19:00 | Suharekë
- 
Fer Volley – Drita 
 E hënë, 3 nëntor | Senior: 20:00 | Ferizaj
- 
Skenderaj – Vëllaznimi 
 E mërkurë, 5 nëntor | Senior: 18:00 | Skenderaj
- 
Fushë Kosova – KVF Ferizaj 
 E enjte, 6 nëntor | Junior: 18:30 | Senior: 20:00 | Palestra e Re, Fushë Kosovë
Tifozët e volejbollit do të kenë mundësi të shijojnë disa nga ndeshjet më të forta të sezonit, me rivalitet të lartë dhe shumë për të fituar në të dyja konkurrencat.
 
 
		 
		 
		