
A mund të befasojnë Gjermania ose Franca apo Greqia? Sepse pjesa më e madhe e legjendave dhe yjeve aktualë të basketbollit europian besojnë se Serbia do të shpallet kampione e EuroBasket 2025, ndërsa Nikola Jokic parashihet të marrë çmimin MVP të turneut.
FIBA intervistoi tetë emra të mëdhenj të basketbollit – ish-lojtarë dhe yje aktivë – për të marrë parashikimet e tyre për turneun që nis më 27 gusht, përcjellë Kërlaçki. Mes të intervistuarve ishin Dirk Nowitzki, Goran Dragiç, Rudy Fernandez, Emma Meesseman, Mike James, Panagiotis Giannakis, Vlade Divac dhe Mindaugas Kuzminskas.
Shtatë nga tetë të anketuarit e vendosin Serbinë në vendin e parë, përveç legjendës gjermane Dirk Nowitzki, i cili beson se Gjermania do të triumfojë.
Ekipet si Greqia, Franca, Italia, Spanja dhe Lituania u përmendën gjithashtu si pretendente për medalje.
Kur vjen puna te MVP-ja e turneut, gjashtë nga tetë e shohin Nikola Jokiç si favorit për çmimin individual. Dirk Nowitzki favorizon Dennis Schroder në rast triumfi për Gjermaninë, ndërsa Panagiotis Giannakis sheh Giannis Antetokounmpo si më të mirin, edhe nëse Greqia përfundon me medalje bronzi.
Parashikimet e plota nga 8 emra të mëdhenj:
-
Dirk Nowitzki: 1. Gjermania, 2. Serbia, 3. Franca – MVP: Dennis Schroder
-
Goran Dragic: 1. Serbia, 2. Gjermania, 3. Greqia – MVP: Nikola Jokiç
-
Rudy Fernandez: 1. Serbia, 2. Gjermania, 3. Spanja – MVP: Nikola Jokiç
-
Emma Meesseman: 1. Serbia, 2. Gjermania, 3. Franca – MVP: Nikola Jokiç
-
Mike James: 1. Serbia, 2. Franca, 3. Greqia – MVP: Nikola Jokiç
-
Panagiotis Giannakis: 1. Serbia, 2. Gjermania, 3. Greqia – MVP: Giannis Antetokounmpo
-
Vlade Divac: 1. Serbia, 2. Gjermania, 3. Italia – MVP: Nikola Jokiç
-
Mindaugas Kuzminskas: 1. Serbia, 2. Franca, 3. Lituania – MVP: Nikola Jokiç