Zyrtare: Fuad Ajvazi në KF Llapi

Fuad Ajvazi
Fuad Ajvazi

Qendërmbrojtësi 20 vjeçar, Fuad Ajvazi u prezantua zyrtarisht nga skuadra e KF Llapi. Ajvazi edhe më parë ishte pjesë e skuadrës llapjane te U21, ndërsa së fundi ishte anëtar i FC Suhareka në Superligë, meqë skuadër nuk ia dolën t’i mbijetojnë elitës së futbollit tonë.

Me përvojën e krijuar në Suharekë, Fuad Ajvazi pas 16 paraqitjeve zyrtare, pa dyshim i riu llapjan do t’i shërbej konkurencës në mbrojtjen e skuadrës së Tahir Batatinës.

Ndërsa, Llapi sot ka prezantuar edhe rikthimin tjetër, ish-kapitenin Bujar Idrizi i cili kthehet nga Gjermania ku ishte te skuadra e Kosovës së Duseldorfit, si dhe sulmuesin anësorë Adem Maliqi.

Bujar Idrizi
Bujar Idrizi

 

Adem Maliqi
Adem Maliqi