Zyrtare: Igor Jovović emërohet trajner i ri i KB Bashkimi

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka bërë të ditur emërimin e Igor Jovović si trajneri i ri për sezonin e ardhshëm 2025/2026.

Jovović vjen me një përvojë të gjatë dhe të pasur ndërkombëtare, ku spikatin arritjet e tij në klube të njohura evropiane dhe më gjerë. Ai ka drejtuar ekipet si Budućnost Voli të Malit të Zi, ku fitoi gjashtë trofe dhe arriti dy herë në gjysmëfinalet e ABA League, si dhe Mitteldeutscher BC, me të cilin u ngjit në Bundesligën gjermane si kampion i ProA.

Në karrierën e tij janë edhe pozicione të rëndësishme si trajner në elitën e basketbollit polak me Zielona Góra, ndihmëstrajner në Bayern Munich në EuroLeague, dhe trajner i parë në skuadrat Telekom Baskets Bonn dhe SYNTAINICS MBC në Bundesligën gjermane.

Në sezonin 2024/25, Jovović drejtoi Kazma SC në Kuvajt, ku arriti të shpallej nënkampion.

KB Bashkimi pret që me eksperiencën tij, Jovović të ndihmojë në ngritjen e mëtejshme të skuadrës dhe pas humbjes në finale të Play-offit edicionin e fundit, t’ia mësyjnë sërish titullit në këtë edicion.

Be the first to comment

Leave a Reply