ZYRTARE: Roma prezanton Leon Baileyn!

Bailey
Bailey

AS Roma ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Leon Bailey nga Aston Villa. Futbollisti anësor i bashkohet verdhekuqve në formë huazimi, me opsion blerjeje në fund të sezonit.

Bailey hyn në histori si futbollisti i parë nga Xhamajka që vesh fanellën e Romës, përcjellë “Kërlaçki”.

I lindur në Kingston, ai u transferua në Evropë në moshën 13-vjeçare, duke zhvilluar karrierë profesionale me Genk, Bayer Leverkusen dhe Aston Villa.

28-vjeçari deri më tani ka regjistruar 377 paraqitje në liga vendore dhe ndërkombëtare, duke realizuar gjithsej 76 gola.

Në aventurën e tij të re me Romën, Bailey do të mbajë fanellën me numrin 31.

bailey
bailey