
FC Heidenheim 1846 ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Kosovës, Leart Paçarada, i cili i bashkohet skuadrës nga FC Köln.
Paçarada ka vendosur të ndryshojë skuadër, por jo edhe kampionat, duke mbetur pjesë e Bundesligës.
Ai kompletoi transferimin të enjten, ndërsa njoftimi u publikua në faqet zyrtare të klubit gjerman.
“1. FC Heidenheim 1846 ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë Leart Paçarada nga rivalët e Bundesligës, 1. FC Köln. Reprezentuesi 30-vjeçar i Kosovës ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027”, thuhet në komunikatën e Heidenheim.
Te skuadra e re, Paçarada do të bashkohet me dy futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic dhe Diant Ramaj.