Amir Rrahmani dhe Rasmus Højlund pritet të rikthehen në formacionin titullar të Napolit për ndeshjen e Serie A kundër skuadrës së Cesc Fàbregas, Comos, që zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Napolitanët synojnë fitoren e pestë radhazi në shtëpi në të gjitha garat, një fitore që do t’u siguronte epërsi prej tre pikësh ndaj Romës, e cila luan të dielën ndaj Milanit.
Trajneri i Napolit nuk do të ketë në dispozicion Romelu Lukakun, Mirko Continin, Alex Meret dhe Kevin De Bruyne, të gjithë të dëmtuar, ndërsa Matteo Politano është rikuperuar dhe do të jetë gati për këtë sfidë.

Sipas raportimeve të Sky Italia, Højlund dhe Rrahmani pritet të jenë pjesë e formacionit bazë që nga minuta e parë.
Rrahmani mungon që nga ndeshja e Kosovës si mysafir me Zvicrën ku pësoi tëreqje muskolore.