Arbër Prekazi jo te rivalët e Lirisë ku përflitej, nënshkruan me Feronikelin!

Arbër Prekazi në Feronikel
Arbër Prekazi në Feronikel

Me një karrierë që i afrohet dy dekadave, mbrojtësi 35-vjeçar nga Prishtina vijon të jetë një nga emrat më të besueshëm të mbrojtjeve të skuadrave tona vendore. Megjithëse tani, lë Superligën për skuadrën e tij, Feronikeli (2017-2020)

Arber Prekazi
Arber Prekazi në videoprazantimin nga Feronikeli

I lindur më 11 tetor 1989, Prekazi është rritur në realitetin e futbollit pasluftës, duke ndërtuar hap pas hapi një karrierë që përfshin emra si Besa, Gjilani, Ballkani dhe Feronikeli. Prej gushtit 2023, ai ishte pjesë e FC Malishevës.

Gjatë sezonit 2024–25, Prekazi ka qenë një nga lojtarët kyç në prapavijën e skuadrës. Me 32 paraqitje në kampionat, 2 gola dhe 3 asistime, ai jo vetëm që ka qenë shtyllë mbrojtjeje, por edhe faktor befasues në sulm. Plot 2 657 minuta të luajtura janë tregues i besimit që trajneri ka tek ai dhe i formës së tij fizike mbresëlënëse për moshën që ka.

Tre tituj kampioni (Trepça 2010, Vushtrria 2014 dhe Feronikeli 2019) dy trofe të Kupës (Besa 2017 dhe Feronikeli 2019) si dhe dy Superkupa (Trepça 2010 dhe Feronikeli 2019).