Rashford
Java e parë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve mbyllet me katër ndeshje plot gola dhe emocione. Manchester City, Barcelona, Eintracht Frankfurt dhe Sporting Lisbon nisin me fitore, ndonëse jo të gjitha me të njëjtin ritëm.
Frankfurt përmbys Galatasarayn dhe fiton thellë 5-1
Galatasaray e nisi më mirë takimin në Frankfurt, duke kaluar në avantazh në minutën e 8-të me anë të Yunus Akgun. Por, Eintracht Frankfurt reagoi fuqishëm dhe përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë. Ritsu Doan barazoi në minutën e 37-të, ndërsa Can Yilmaz Uzun dhe Fares Chaibi përmbysën shifrat përpara pushimit (45’+2 dhe 45’+5). Në pjesën e dytë, vendasit vulosën fitoren me gola nga Jonathan Burkardt (66′) dhe Ansgar Knauff (75′).
City e Haaland mposht lehtësisht Napolin
Në “Etihad”, Manchester City nuk e pati të vështirë të kalonte Napolin. Italianët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 21-të, pas daljes me të kuq të Di Lorenzos. Kjo i hapi rrugë dominimit të “qytetarëve”, të cilët shënuan me Herling Haaland (56′) dhe Jeremy Doku (65′) për një fitore të pastër 2-0.
Rashford i jep fitoren Barcelonës në Angli
Barcelona arriti një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Newcastle, por me shumë vështirësi. Marcus Rashford realizoi dy herë (58’ dhe 67’) për t’i dhënë katalanasve avantazhin, por në minutën e 90-të Anthony Gordon rihapi sfidën. Megjithatë, nuk mjaftoi për vendasit, që u mposhtën 1-2.
Sporting dominon ndaj Kairatit në Lisbonë
Në Portugali, Sporting CP nuk fali ndaj Kairat Almaty, duke fituar me rezultatin bindës 4-1. Trincao ishte protagonist me dy gola (44′ dhe 65′), ndërsa Alisson Santos (67′) dhe Geovany Quenda (68′) përfshirë në listën e golashënuesve për vendasit. Edmilson Santos shënoi golin e nderit për miqtë në minutën e 86-të. Duhet përmendur se Hjulmand humbi një penallti për Sporting në minutën e 21-të.
Eintracht – Galatasaray 5-1
Golat: Ritsu Doan 37′, Can Yilmaz Uzun 45’+2, Fares Chaibi 45’+5, Jonathan Burkardt 66′, Ansgar Knauff 75′ – Yunus Akgun 8′
Eintracht Frankfurt: Zetterer, Collins, Koch, Theate, Brown, Larsson, Chaibi, Doan, Uzun, Knauff, Burkardt
Galatasaray: Cakir, Sallai, Singo, Sanchez, Elmali, Lemina, Torreira, Sane, Gundogan, Yilmaz, Akgun

Man City – Napoli 2-0
Golat: Herling Haaland 56′, Jeremy Doku 65′
Karton i kuq: Di Lorenzo 21′
Manchester City: Donnarumma, Khusanov, Dias, Gvardiol, O’Reilly, Rodri, Silva, Reijnders, Foden, Doku, Haaland
Napoli: Milinkovic-Savic, Di Lorenzo, Beukema, Buongiorno, Spinazzola, Lobotka, Politano, Anguissa, De Bruyne, McTominay, Hojlund

Di Lorenzo gets The Red Card 🟥
Nepoli now playing with The 10 Man ✅Manchester City 0-0 Nepoli #UCL | #UCLfantasy | #ChampionLeague | #MCINAP | #FPLpic.twitter.com/QwpZ6TNvNX
— Abhimanyu Dadhich 🛞 (@FPLAbhimanyu) September 18, 2025
⚽️🇪🇺 GOALL MAN CITY! Erling Haaland 🇳🇴 scores the first goal in the second half! Great assist from Foden! 🔥
🏴 Man City 1-0 Napoli 🇮🇹#UCL #ChampionsLeague #MCINAP
— Xtrafoot (@XtraFoot0) September 18, 2025
Newcastle – Barcelona 1-2
Golat: Anthony Gordon 90′ – Marcus Rashford 58‘, 67′
Newcastle: Pope, Trippier, Schar, Burn, Livramento, Bruno Guimaraes, Tonali, Joelinton, Elanga, Gordon, Barnes
Barcelona: Garcia, Kounde, Araujo, Cubarsi, Martin, de Jong, Pedri, Raphinha, Lopez, Rashford, Lewandowski

Sporting – Kairat 4-1
Golat: Trincao 44′, 65′, Alisson Santos 67′, Geovany Quenda 68′ – Edmilson Santos 86′
Hjulmand 21′ humb penalltinë
Sporting CP: Virginia, Fresneda, Quaresma, Inacio, Araujo, Hjulmand, Kochorashvili, Quenda, Trincao, Goncalves, Suarez
Kairat Almaty: Kalmyrza, Tapalov, Martynovich, Sorokin, Machado Mata, Kasabulat, Arad, Mrynskiy, Jorginho, Gromyko, Satpaev


