Drita nëse eliminon FCSB i hap rrugën ëndrrës europiane dhe shmangjes së rivalëve të frikshëm në Play-Off

drita
Arb Manaj: Drita - Copenhagen

Drita nëse e humbet përballjen me skuadrën më të madhe rumune, sërish do të ishte bartëse në Play-Off të Conference League, përcjellë Kërlaçki.

Kampioni i Kosovës, Drita, ndodhet përpara një sfide vendimtare në rrugëtimin e saj europian, teksa përballet me gjigantin rumun FCSB (ish-Steaua Bukuresht) në raundin e tretë të Ligës së Evropës. Përveç lavdisë sportive, kualifikimi ndaj rumunëve do të kishte një tjetër peshë strategjike për gjilanasit, shmangien e emrave të mëdhenj në fazën Play-Off të kësaj gare.

Sipas projeksioneve të fundit, fituesi i kësaj përballjeje do të renditet si “seeded”(bartës), me koeficient 22,500, më i lartë se shumica e kundërshtarëve potencialë në fazën pasuese, të cilët do të jenë “unseeded” (jobartës).

Kjo do t’i siguronte Dritës një short më të favorshëm, larg skuadrave si Shakhtar Donetsk, Copenhagen, Braga apo Anderlecht dhe më pranë emrave më të kalueshëm si Sigma Olomouc, Lincoln, Samsunspor apo RFS nga Letonia.

Ndeshja e parë e përballjes me rumunët luhet në Rumani, ndërsa e kthimit në Prishtinë, ku do të jetë armë shtesë për gjilanasit që synojnë jo vetëm Play-Offin, por edhe një vend në grupet e Ligës së Evropës – një arritje historike për futbollin kosovar dhe për ekipin gjilanas, pasi vetëm kualifikimi ndaj FCSB-së do t’i siguronte Dritës pjesëmarrje të sigurt në grupet e Ligës së Konferencës.

Por, edhe eliminimi me rumunët, skuadrën e prirë nga trajneri Zekeria Ramadani, do të lënte skuadrën si bartëse me skuadra të mundshme si Hamrun nga Malta, Levadia nga Islanda, Shelbourne nga Irlanda dhe Noah nga Armenia.