
Edon Zhegrova zhvilloi ndeshjen e tij të dytë në Serie A me fanellën e Juventusit dhe vazhdoi të tregojë se mund të bëhet një lojtar kyç për “Zonjën e Vjetër”.
Pas debutimit, kosovari u fut sërish në lojë ndaj Atalantës dhe në vetëm 30 minuta në fushë la përshtypje të forta me driblime, pasime të sakta dhe duele të fituara.
Sipas “SofaScore”, Zhegrova u vlerësua me notën 7.6, e dyta më e larta në fushë pas Cabralit, autorit të golit të barazimit.
Në këtë kohë të shkurtër në fushë, ai regjistroi 6 nga 8 driblime të suksesshme, 2 pasime kyçe, 7 nga 10 duele të fituara dhe një goditje në portë, duke treguar qartë se posedon cilësi për të bërë diferencën.
Kjo paraqitje ka rritur pritshmëritë te tifozët e Juventusit, të cilët tashmë shohin në Zhegrovën një lojtar që mund të japë ndikim të menjëhershëm në vazhdim të sezonit.
Edon Zhegrova vs Atalanta
30 minutes played. pic.twitter.com/t8hxq72xI1
— * (@jaraaxz_) September 27, 2025
Juventusi mbetet në vendin e dytë me 11 pikë nga pesë ndeshje.