
Egnatia, Ballkani dhe Dinamo City siguruan kualifikimin për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës pas ndeshjeve vendimtare të mbrëmjes së 31 korrikut.

Egnatia triumfoi me rezultat të pastër 1-0 ndaj Dinamo Minsk, duke përmbyllur dy ndeshjet me epërsi të bindshme 3-0. Ballkani barazoi 1-1 në transfertë kundër Floriana-s, por falë fitores 4-2 në sfidën e parë, u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 5-3. Ndërkohë, Dinamo City barazoi 1-1 ndaj Atletic Escaldes dhe avancoi me totalin 3-2 pas suksesit në takimin e parë. Këto rezultate konfirmojnë formën pozitive të përfaqësueseve shqiptare në arenën evropiane.
Floriana FC 1–1 Ballkani
Në sfidën e kthimit në Maltë, Floriana–Ballkani përfundoi 1‑1. Për Florianan shënoi Dunstan Vella në minutën e 38‑të, ndërsa Sunday Adetunji barazoi për Ballkanin në shtesë, 45′+1′.
Megjithatë, Ballkani kishte fituar ndeshjen e parë me 4‑2, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 5‑3.
Është kjo pjesëmarrja e 4-të rresht për Ballkanin në Evropë dhe kualifimi i 4-të rresht në raundin e tretë të Conference League. Pa dyshim sukses i madh i skuadrës së prirë nga pronari, Arsim Kabashi, ndërsa për trajneri Orges Shehi tani do të jetë test i vertetë përballja me Shamrock të Irlandës në raundin e fundit para Play-offit të Ligës së Konferencës.
Skuadra dinamovite raundin tjetër ndeshet me skuadrën favorite të Hajduk Split e ku së fundi nga Prishtina u transferua edhe Ron Raçi.
Dinamo City 1–1 Atlètic Club d’Escaldes
Ndeshja e dytë e raundit të dytë të kualifikimeve përfundoi me rezultat të barabartë 1‑1. Baton Zabërgja kaloi Dinamon në avantazh në minutën e 17‑të, por Domi Berlanga barazoi në të 49‑ën për skuadrën nga Andorra.
Sidoqoftë Dinamo City siguroi përfitimin nga rezultati i raundit të parë (2‑1) dhe vazhdon më tej në garë me 3–2 në total.
Ishte kjo përballja e 56-të e Ilir Dajës në garat ndëkombëtare, megjithëse nuk fitoi, ai as nuk humbi, duke i sjellë Superiores shqiptare plus 0,5 pikë të koeficientit. Kalimi tutje është shumë i rëndësishëm, por barazimi në “shtëpi” ndaj një skuadre me cilësi më të ulët lë shumë për të dëshiruar, sidomos tani pas ikjes së dy futbollistëve tilluar në Metalist të Kharkivit në Ukrainë, Baton Zabërgja dhe Mandela.
Egnatia 1–0 Dinamo Minsk
Në Arena Egnatia në Rrogozhinë, skuadra shqiptare fitoi 1‑0 ndaj Dinamo Minsk. Golin e fitores e shënoi ish-futbollisti i Llapit dhe Dritës, Kastriot Selmani në minutën e 77‑të për të vulosur tërësisht fitoren e tyre në çift‑takim me rezultat të përgjithshëm 3–0.
Ky fitore vjen pas suksesit 2‑0 në ndeshjen e parë më 24 korrik në Hungari.
Ashtu që Egnatia përparon me sukses në raundin e tretë për kualifikimet e Conference League ku tani do të ndeshet me rivalë me ngjyra të njëjta, Olimpinë e Ljublanës të Sllovenisë
Në fakt, Egnatia mbetët skuadra e dytë, pas Shkëndisë që fitu dy takimet e saj duke i sjellë poashtu edhe Superiores shqiptare dy pikë të plota të koeficientit. Mesiguri skuadra e trajnerit Edlir Tetova do të vazhdojë të ëndërrojë, sepse Olimpia edhe pse favorit në letër, nuk është e pamposhtur.