
Fisnik Asllani ka bërë një nisje të bujshme në edicionin e ri të Bundesligës me Hoffenheimin, duke realizuar golin dhe asistimin e parë në elitën e futbollit gjerman, në një përballje ndaj Bayer Leverkusenit. Ndeshja e zhvilluar të shtunën përfundoi me fitore 2:1 për Hoffenheimin, falë kontributit vendimtar të sulmuesit kosovar.
Në minutën e 25-të, Asllani barazoi rezultatin me një goditje të fuqishme nga zona, ndërsa në të 52-tën asistoi për golin e Tim Lemperle, që i dha Hoffenheimit fitoren 2:1. Fillimisht, Leverkuseni kishte kaluar në epërsi që në minutën e gjashtë me golin e Jarrell Quansah.
Pas ndeshjes, Asllani u shpreh për faqen zyrtare të klubit:
“Ajo që shfaqëm sot dhe mënyra si luftuam ishte jashtëzakonisht e mirë. Të gjithë dhamë më shumë se 100 për qind dhe na u shpërblye. Çdo lojtar mund të ishte lojtari i ndeshjes.”