
Trepça ’89 ka arritur fitoren e saj të tretë sezonale, duke mposhtur Besën në transfertë dhe duke u ngjitur në vendin e pestë me 16 pikë pas 9 javësh.
Pas ndeshjes, trajneri Gani Sejdiu u shpreh për Kërlaçkin se skuadra është seriozisht në garë për ngjitjen në Superligë:
“Po, është e vërtetë që jemi në garë për kreun dhe jam i kënaqur për këtë. Nëse analizojmë të gjitha takimet tona, e meritojmë këtë pozicion. Sot zhvilluam një ndeshje shumë të vështirë ndaj një kundërshtari cilësor, por që nuk po kalon momentin më të mirë. Mendoj se bëmë një lojë të mirë, stabile dhe me shumë disiplinë, dhe morëm tri pikë shumë të rëndësishme.”
Trepça ’89 regjistron kështu një bilanc prej 3 fitoreve, 4 barazimesh dhe vetëm 1 humbjeje, duke i qëndruar afër dyshes kryesuese. Në javën e 10-të, skuadrën mitrovicase e pret një përballje vendimtare – derbi pothuajse lokal ndaj rivalit direkt për Superligën, Vushtrrisë, që aktualisht ka vetëm dy pikë më shumë. Një duel që mund të ndikojë ndjeshëm në ecurinë e sezonit.