
Klubi i Gjilanit rrezikon të zbresë në fushë pa trajner në derbin e shumëpritur kundër rivalëve lokalë të Dritës. Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë një objektiv ambicioz për pankinën: trajnerin Ilir Daja, i konsideruar aktualisht si një nga më të mirët në hapësirën shqiptare.
Burime të sigurta për Kërlaçki konfirmojnë se Gjilani ka kontaktuar disa emra potencialë për drejtimin e skuadrës, mes tyre edhe Bekim Isufin – për të cilin më herët ka raportuar Kërlaçki. Por dëshira kryesore e klubit mbetet Ilir Daja.
Nga ana tjetër, Daja nuk është i kënaqur me situatën te Dinamo e Tiranës. Mungesa e përforcimeve dhe largimi i disa prej yjeve të skuadrës kanë krijuar tension mes tij dhe drejtuesve të klubit kryeqytetas, çka mund të hapë rrugë për një ndarje të mundshme.
Burimet thonë se tashmë ka pasur kontakte mes palëve, por se çfarë do të ndodhë realisht, mbetet për t’u parë në ditët në vijim.